Disa përfaqësues të komunitetit mysliman që jetojnë në Britani të Madhe kanë dënuar sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Londër, duke bërë me dije se janë në gatishmëri për bashkëpunim me autoritetet për t’i luftuar ideologjitë ekstremiste.
Mak Chishty, një nga drejtuesit myslimanë të policisë britanike Scotland Yard, ka lexuar në qendrën e këtij institucioni komunikatën e përbashkët të disa përfaqësuesve të komunitetit mysliman në Britani.
“Ky sulm është sulm i kryer ndaj të gjitha komuniteteve, përfshirë edhe atë mysliman”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë po ashtu janë shprehur shqetësimet e komunitetit mysliman pas sulmit terrorist.
“Sa herë që ndodh sulm terrorist, komuniteti mysliman ballafaqohet ose me reagime ndaj tyre ose frikohet nga ndonjë reagim i tillë. Komuniteti mysliman i bën thirrje xhematit brenda tij ta çrrënjosin problemin e terrorizmit i cili është fshehur brenda tyre duke vënë maskën e Islamit”, theksohet në komunikatë, raporton AA.
Siç thuhet më tej në komunikatë, është detyrë islame që çdo mysliman të jetë besnik ndaj shtetit ku jeton. Në komunikatë gjithashtu qëndron se terrorizmi dhe ekstremizmi lëndojnë Islamin.
Ndryshe, sulmi terrorist në Londër ndodhi të shtunën vonë, më 3 qershor, kur sulmuesit me furgon kanë përplasur këmbësorët në Urën e Londrës, dhe duke dalë nga furgoni me thika kanë sulmuar njerëzit në tregun Borough, ku policia vrau që të tre sulmuesit.
Përveç tre sulmuesve, jetën e kanë humbur edhe shtatë persona të tjerë, ndërsa 48 janë plagosur.