“Komuniteti nuk është komunë”, Kurti vazhdon me stërhollime semantike rreth Asociacionit që e ka pranuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Komuniteti nuk është komunë”, Kurti vazhdon me stërhollime semantike rreth Asociacionit që e ka pranuar

    Insajderi
    22 March 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ia ka për qejfi të stërhollojë kuptimësinë e termeve si arsenalin kryesor defanziv të tij, sërish u gjet duke bërë beteja semantike me pyetjet të gazetarëve në lidhje me Nenin 7 të Marrëveshjes Bazë dhe Pikës 5 të Aneksit për zbatimin e po atij Neni, shkruan Insajderi.

    Në pikën 7 të Marrëveshjes Bazë thuhet ‘një nivel adekuat i vetmenaxhimit të komunitetit serb. Thuhet komunitetit. Nuk thuhet komunat. Komuniteti nuk është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative. Nuk janë e njëjta gjë. Unë e kuptoj se nuk janë krejt të palidhura me njëra-tjetrën, por nuk janë e njëjta gjë”, tha ai, ndonëse komuniteti serb jeton kryesisht në komuna ku komuniteti serb është shumicë.

    Kujtojmë se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, njoftoi të shtunën se Kryeministri Kurti është zotuar “që të nis menjëherë – dhe kur them menjëherë them menjëherë – zbatimin e Nenit 7 për dhënien e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb të Kosovës në përputhje me marrëveshjet paraprake siç përcaktohen nga Përfaqësuesi Special i BE-së”, e ku në marrëveshjet paraprake përfshihet obligimet e Nenit 10 ku më e theksuashmja është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

    Ndërkaq vetëm dje, ishte vetë Kurti që i paralelizoi vetiu këto dy terme “vetëmenaxhimin për komunitetin serb” dhe “një Asociacion”, kjo e fundit si një trup për vetëmenaxhimin e atij komuniteti. Ai tha se Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kishte bërë “një ofertë bujare” për një nivel vetëmenaxhimi për komunitetin serb të Kosovës në një Asociacion “që do ta draftoja unë”, kështu duke i bërë komplementare Vetëmenaxhimin me Asociacionin./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark