Një koncept i ri i Mercedes-AMG GT do të shfaqet në panairin e makinave “Motor Show Geneva 2017”.
Kjo makinë po konsiderohet të jetë një rival i denjë për makinën e kompanisë rivale nga qyteti i Stuttgartit, Porsche Panamera, shkruan Carmagazine.co.uk.
Ky dizajn zyrtar i veturës sportive AMG u publikua të shtunën, përpara debutimit të plotë të makinës të martën në Gjenevë të Zvicrës.
Asgjë nuk është konfirmuar rreth detajeve te brendshme të makinës së re AMG GT, por pritet që fillimisht të dalë vetëm në ngjyrën e kuqe. /Insajderi.com