×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Koncepti i ri i baterisë që karikohet brenda sekondave

    Insajderi
    26 November 2016 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkencëtarët e Universitetit Qëndror të Floridas kanë ndërtuar një model të ri baterie, që mund të ndryshojë bateritë përgjithmonë.

    Këta shkencëtarë kanë krijuar një superkapacitor që ka një përdorim 20 herë më të gjatë se një bateri jon-litiumi (lloji i shumicave të baterive që përdoren sot). Dhe më e bukura e kësaj është se karikohet brenda disa sekondave, shkruan TechSot.al

    “Në qoftë se do të zëvëndësomim bateritë e zakonshme me këto superkapacitorë, atëherë smartfoni juaj mund të karikoheshe brenda disa sekondave, dhe s’do të kishtë më nevojë për karikim për një javë,” ka thënë Nitin Choudhary.

    Një gjë tjetër që e bën këtë lloj baterie akoma më interesante është fakti se kjo bateri nuk degradohet, si një bateri e zakonshme, që fillon e degradohet pas një kohe 18 mujorshe.

    Ajo që i bën këto superkapacitorë të karikohen kaq shpejt është mënyra se si ata e ruajnë energjinë, duke e ruajtur atë në mënyrë elektrostatike, dhe në sipërfaqe të një materiali, raporton TechSot.Al. Ky proçes është ndryshe nga bateritë e zakonshme, të cilat varen nga reaksione kimike për të ruajtur energjinë.

    Zhvillimi i këtyre superkapacitorëve është akoma në fazën fillestare, por që shkencëtarët janë shumë optimistë për të ardhmen e këtyre

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark