Koncerti i parë i Guns N’Roses pas 23 vitesh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Koncerti i parë i Guns N’Roses pas 23 vitesh

    Insajderi
    02 April 2016 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për arsye edhe simbolike grupi zgjodhi një klub të vogël të Los Angeles, ku ata ishin bërë bashkë për herë të parë.

    Koncerti i tyre në Troubador të Hollivudit perëndimor ishte konfirmuar vetëm një ditë më parë.

    Vetëm 500 fansa ishin lejuar t’i dëgjonin pas shumë vitesh njërin nga grupet më të mëdha të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990.

    guns1

    Koncerti që konsiderohej mjaft intim, ishte lajmëruar që do mbahej në mesditë të 1 prillit dhe biletat kushtonin vetëm 7 dollarë.

    Fansat thanë se rock grupi e filluan natën me këngën “It’s to Easy”, i cili ka qenë shpesh kënga hapëse e bendit.

    guns2

    Zërat për një rikthim eventual të bendit nisën më herët, kur Guns N’Roses lajmëruan se do të bashkoheshin për festivalin “Coachella”, që do të mbahet muajin tjetër.

    Grupi po ashtu ka lajmëruar një turne në Amerikën Veriore i cili për dallim nga ky koncert intim do të mbahet në stadiume të futbollit.

    Guns N’ Roses u formua në vitin 1958 në Los Angeles ndërsa albumi i tyre i parë  Appetite for Destruction u publikua në vitin 1987.

    Ky grup shpesh vlerësohet se e ka ringjallur popullaritetin e rokut, në një kohë kur muzika ‘dance’ dominonte shijen e njerëzve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark