Koncerti i radhës i korit të qytetit të Pejës “Siparantum” në Kroaci - Insajderi
×
Kulturë

Koncerti i radhës i korit të qytetit të Pejës “Siparantum” në Kroaci

Insajderi
11 October 2018 - 13:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me datën 20 tetor, kori i femrave nga qyteti i Pejës “Siparantum” do të udhëtojë përsëri në Kroaci, ku do të paraqitet në sallën më të njohur të vendit “Hrvatski Glazbeni Zavod”  në Zagreb.

“Ky koncert për neve është më ndryshe meqë kësaj radhe udhëtojmë vetëm me korin e femrave dhe programi është krejtësisht më ndryshe se herave të kaluara. Do të paraqitemi me një program të laramanishëm nga kompozitorë të njohur botëror dhe shqiptarë, dhe kjo dëshmon punën tonë të vazhdueshme dhe dita ditës repertori jonë po bëhet më i pasur, dëshmi e punës së korit Siparantum. Puna nuk ka qenë punë aspak e lehtë meqë ne është dashur të ndërtojmë një program krejtësisht të ri, për këtë u jam mirënjohës gjithë anëtarëve të korit për sakrificën e tyre”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Koropetitor i programit është Agron Shujaku, pianist i njohur nga Prishtina. Koncerti organizohet nga këshilli i pakicës kombëtare shqiptare i qytetit të Zagrebit. Ky është koncerti tetë dhe udhëtimi i tretë në Kroaci me korin Siparantum.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark