Koncerti në Prishtinë ishte vetëm fillimi – Armend Rexhepagiqi këtë të hënë do të performojë në Zone Club - Insajderi
×
  • Biznes
  • Showbiz
  • Biznes

    Koncerti në Prishtinë ishte vetëm fillimi – Armend Rexhepagiqi këtë të hënë do të performojë në Zone Club

    Insajderi
    20 July 2025 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një nate spektakolare në Prishtinë, ku mijëra qytetarë përjetuan një koncert historik nga Armend Rexhepagiqi, emocioni nuk ndalet me aq.

    Të hënën, më 22 korrik, një nga artistët më të dashur shqiptarë rikthehet me një performancë tjetër të fuqishme – këtë herë në skenën legjendare të Zone Club!

    Në një atmosferë intime por energjike, Rexhepagiqi do të sjellë live disa nga hitet më të mëdha të karrierës së tij, duke e kthyer natën e së hënës në një përvojë që nuk duhet humbur.

    Do të ketë performancë ekskluzive, hite të pavdekshme dhe një publik i zjarrtë nënjë klub që nuk njeh limite.

    Hyrja fillon nga ora 23:00 dhe rezervimet janë të kufizuara.

    Për të gjithë ata që duan ta përmbyllin këtë fundjavë magjike me një tjetër mbrëmje historike, Zone Club është destinacioni i vetëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark