Lëvizja Vetëvendosje kanë shkëputur një pjesë nga konferenca e ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, e cila flet për luftimin e korrupsionit dhe respektimit të ligjeve të Kosovës. Kjo konferencë përgjatë së martës u bojkotua nga gazetarët.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është e përkushtuar ndaj zbatimit dhe respektimit të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës pa kompromis, pa përjashtim dhe pa diskriminim”, deklaron Hajdari në videon e shkëputur nga VV-ja, shkruan Gazeta Insajderi.
Sot në ora 14:00 ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thirrur një konferencë për medie.
Në njoftim nuk janë cekur çështjet të cilat Hajdari do t’i adresonte.
Me të filluar konferenca, gazetarët e pranishëm në sallë kanë bojkotuar atë si shenjë revolte ndaj vendimit për pezullimin e licenses së mediumit Klan Kosova.