×
  • Lajme
  • Lajme

    Konferenca në Tiranë, Begaj dhe Vengu: Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut

    Insajderi
    18 September 2024 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut, Presidenti Bajram Begaj dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kërkuan që edhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj nisme.

    Si Begaj dhe Vengu u shprehën se kërcënimet në rajon janë gjithmonë prezente ndaj anëtarësimi i Kosovës do të sillte më shumë stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

    “Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut është i një rëndësie të veçantë jo thjesht për sigurinë e Kosovës, por do i shërbente edhe më tej sigurisë së Rajonit”, u shpreh Begaj.

    “Kosova e ka vendin në këtë tavolinë”, tha ministri i Mbrojtjes, Vengu.

    Kreu i Shtetit dhe ministri i Mbrojtjes dënuan dhe agresionin e Rusisë në Ukrainë, duke theksuar se bota sot po përballet me sfida të mëdha ndaj reagimi duhet të jetë kolektiv.

    “Ukraina përballet me një agresion të paprecedent, të paligjshëm dhe të paprovokuar nga Rusia, e cila është kthyer në sfidues të rregullit botëror”, tha Begaj, shkruan A2.

    “Duke forcuar ndërveprimin rrisim kapacitetet e mbrojtjes dhe bëjmë që vendet tona të përgjigjen më shpejt në raste agresioni”, u shpreh Vengu.

    Në këtë konference mori pjesë dhe Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Kristofer Kavoli, i cili u shpreh se rajoni është pjesë kritike e Europës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark