×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohen largimet e shtatë lojtarëve nga Juventusi këtë verë

    Insajderi
    04 August 2024 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk është vetëm Federico Chiesa lojtari që është jashtë planeve të Thiago Mottës, pasi edhe shtatë lojtarë të tjerë të ekipit pritet që të largohen para mbylljes së afatit kalimtar veror.

    Chiesa u la jashtë ekipit të Juventusit për miqësoren e së shtunës ndaj Brest, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

    Thiago Motta kishte konfirmuar pas ndeshjes se Chiesa është lënë jashtë ekipit ‘për arsye transferimi’ dhe tashmë i ka thënë se duhet të gjejë një zgjidhje sa më parë që të jetë e mundur.

    Sidoqoftë, Motta ka konfirmuar se Chiesas i është thënë njësoj si të tjerëve që kanë mbetur jashtë, që do të thotë se ai nuk është i vetmi nga ekipi i parë që do të largohet nga qyteti i Turin.

    Fabrizio Romano ka konfirmuar se edhe shtatë lojtarë të ekipit të parë të ‘Zonjës së Vjetër’ duhet të gjejnë një ekip të ri gjatë javëve në vazhdim.

    Kjo listë përfshin Wojciech Szczesny, Weston McKennie, Mattia De Sciglio, Daniele Rugani, Filip Kostic, Arthur Melo dhe Hans Nicolussi Cavigila.

    Nga këta shtatë lojtarë, disa prej tyre kanë filluar të gjejnë alternativa të tjera larg ‘Allianz Stadium’, duke përfshirë edhe Ruganin i cili pritet t’i bashkohet Ajaxit në huazim, ndërsa Szczesny është lidhur me një kalim në Arabinë Saudite./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark