Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, pritet të rikthehet në Chelsea gjatë këtyre ditëve.
Ky kthim i hershëm i Brojës te blutë e Londrës ka të bëjë me lëndimin që pësoi ylli “kuqezi” ditë më parë, shkruan Indeksonline
Lajmin e konfirmoi edhe trajneri David Moyes pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Aston Villas.
“Ne mendojmë se ai do jetë jashtë fushave për më shumë se 10 apo 12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ai ndoshta do të rikteheht te Chelsea”, u shpreh David Moyes.
23-vjeçari me Evertonin ka arritur t’i zhvillojë vetëm gjashtë ndeshje (jo si startues).
Kujtojmë se sulmuesi shqiptar me blutë e Londrës ka kontratë deri në vitin 2028. Ai do të rikuperohet në Cobham dhe me shpresë të madhe do jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit mars me Kombëtaren e Shqipërisë.
David Moyes updates on Armando Broja:
— Everton (@Everton) January 15, 2025
"We think he's going to be out for somewhere between 10-12 weeks. It's his ankle ligaments. It'll probably mean there's a possibility that he will have to go back to Chelsea." pic.twitter.com/mv66jsngB9