Sot në orët e paradites, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore në Pejë ka lëshuar urdhëresë për bastisjen e pronave të kryetarit të Komunës së Klinës Sokol Bashota si dhe shoferit dhe menaxhim të prokurorimit në këtë komunë “të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.”
Bastisjen është duke e kryer njësiti special antikorrupsion brenda Policisë ë Kosovës dhe gjithsej të dyshuar janë pesë zyrtarë të komunës së Klinës, të cilët me urdhër të prokurorit do të shoqërohen në polici për tu intervistuar, njofton përmes një komunikate për media Prokuroria Speciale./Insajderi.com