Konfirmohet: Bllokohen tri pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konfirmohet: Bllokohen tri pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    19 June 2023 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se pikat e tjera mbeten të kalueshme dhe nuk ka kolona.

    Sipas përditësimit të fundit në ueb-faqen e MPB-së, bëhet e ditur se këto tri pika kufitare janë të bllokuara.  Pikë-kalimet kufitare në Merdare e Jarinje janë bllokuar për kamionët dhe autobusët.

    Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë thirrje që kosovarët të mos marrin rrugën për në Serbi përmes këtyre pikave kufitare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark