Konfirmohet: Me 16 nëntor mbahet takimi i radhës mes Kosovës e Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konfirmohet: Me 16 nëntor mbahet takimi i radhës mes Kosovës e Serbisë

    Insajderi
    12 November 2021 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 16 nëntor do të mbahet takimi i radhës në Bruksel në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.

    Po ashtu, Bislimi shtoi se “Komisioni Evropian e ka vlerësuar punën e Qeverisë në vendosjen e zbatimit të marrëveshjes për targat”.

    Pikërisht, më 30 shtator ishte arritur një marrëveshje në Brukse; për targat.

    Por, vitin e ardhshëm do të ketë një diskutim për një zgjidhje të përhershme rreth targave.

    Ndërsa, në takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi pritet të diskutohet edhe çështja e të pagjeturve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark