
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari, do te jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit.
Ai ka thënë se qendermbrojtësi Hajdari është i lumtur për vendimin për ta përfaqësuar Kosovën.
“Jemi të lumtur që Albiani zgjodhi të paraqitet për Kosovën. Edhe Albiani është i lumtur për vendimin. Do të jetë shumë i rëndësishëm per Kosovën. Është lojtar me potencial të madh dhe do t’i shërbejë shumë Kosovës. Ai do të jetë gati per ndeshjet e tetorit. Uroj të jetë shëndosh e mirë”, ka thenë Ademi për mediumin Koha.
Kosova në tetor i luan dy ndeshjet e radhës kualifikuese pë Kupën e Botës 2026. Më 10 tetor në Prishtinë luan ndaj Sllovenisë, kurse tri ditë më pas në Goteborg luan kundër Suedisë.