×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konfirmohet nga Ministri i Shëndetësisë, ja kur do të shqyrtohen masat anti-Covid

    Insajderi
    02 February 2022 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka takuar sot Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

    Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në këtë takim, ministri Latifi ka njoftuar Ambasadoren Jusufi për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19.

    Me këtë rast, Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë për to.

    “Në këtë takim u diskutua për përgatitjen profesionale të mjekëve të rinjë nga Kosova përmes bashkëpunimit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Maqedonisë së Veriut. Ministri Latifi shprehu gatishmërinë për ndihmën e tij në funksionalizimin e telemjekësisë në Maqedoninë e Veriut, meqë kjo është duke u aplikuar në Kosovë dhe Shqipëri. Theks të veçantë i’u dha edhe krijimit të kapaciteteve rajonale shëndetësore, pasi që rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm. Ministri Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë”, thuhet nga MSH.

    Ambasadorja Jusufi njoftoi Ministrin Lafiti se së shpejti Ministri i ri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do ta vizitoj Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark