Konfirmohet nga zëdhënësja: Aleksei u vra, trupi t’i dorëzohet menjëherë familjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Konfirmohet nga zëdhënësja: Aleksei u vra, trupi t’i dorëzohet menjëherë familjes

    Insajderi
    17 February 2024 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretarja për media e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka konfirmuar se ai ka vdekur më 16 shkurt në një burg në Rusi. Ai ishte 47 vjeç.

    Kira Yarmysh shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se nënës së Navalnyt i është dërguar një mesazh zyrtar ku thuhej se ai kishte vdekur në orën 14:17, sipas kohës lokale.

    “Aleksei Navalny u vra”, shkroi ajo.

    Yarmysh shtoi se një punonjës i burgut, IK-3 në Siberi, i njohur edhe si “Ujku polar”, ka thënë se trupi i pajetë i Navalnyt është dërguar në Salehard dhe është marrë nga hetuesit e Komitetit Hetues të Rusisë.

    “Ata tani po kryejnë ‘hetime’ me trupin e tij. Ne kërkojmë që trupi i Aleksei Navalnyt t’i dorëzohet menjëherë familjes së tij”, shkroi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark