Konfirmohet nga ZRrE, rritet çmimi i energjisë elektrike rreth 15% – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konfirmohet nga ZRrE, rritet çmimi i energjisë elektrike rreth 15%

    Insajderi
    23 March 2023 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas ZRrE-ës, rreth 15 për qind është rritja e çmimit të energjisë elektrike për kosovarët, ky vendim u mor pas mbledhjes së bordit të këtij institucioni.

    “Megjithatë, rritja e të hyrave do të reflektoj në ngritje të çmimeve të energjisë elektrike rreth 15% për konsumatorët fundor në vitin tarifor, të cilat do të hyjnë në fuqi prej 1 prill 2023 deri më 31 mars 2024”, thuhet në njoftim.

    Pos tjerash, thuhet se janë aprovuar të hyrat e lejuara maksimale për operatorët e rregulluar si KOSTT, KEDS dhe FSHU/KESCO).

    “Të Hyrat e Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal FSHU/KESCO janë aprovuar në vlerë prej 398.40 mil€, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut/KOSTT janë aprovuar në vlerë prej 59.697mil€, për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes/KEDS janë aprovuar në vlerë prej 133,808mil€. Këto të hyra do të u mundësojnë operatorëve kryerjen e funksioneve të operimit në kushte optimale. Me aprovimin e këtyre të hyrave, ZRRE, ndër të tjera, ka marrë në konsideratë edhe rritjen e çmimeve të importit të cilat janë jashtë kontrollit të operatorëve si dhe subvencionin që është alokuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njofim.

    Po ashtu, në këtë seancë janë shqyrtuar dhe miratuar planet zhvillimore dhjetë dhe pesë vjeçare për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, Bilancet e energjisë Termike si dhe janë shqyrtuar dhe aprovuar 18 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum, nga të cilat 11 vijnë nga ndërmarrjet dhe 7 nga personat fizik me gjithsej 605kW.

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) e ka konfirmuar zyrtarisht rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark