Një alarm për shpërthim me bombë shkaktoi panik mes tifozëve të Juventusit që ishin mbledhur për të parë finalen e Ligës së Kampionëve në Torino të shtunën, duke lënë rreth 200 mbështetës të lënduar.
Konfirmimin për 200 tifozë të lënduar të Juventusit e ka dhënë Policia e Italisë, shkruan Gazzetta Dello Sport, njofton Insajderi.
Siç shkruajnë mediet italiane, turma e mbledhur në një nga sheshet kryesore të Torinos, Piazza San Carlo, ka shkaktuar panikë pas hedhjes së një fishekzjarri, dhe nga paniku janë lënduar rreth 200 persona. /Insajderi.com