Pronari i “21 Century Fox”, Rupert Murdoch ka paraqitur zyrtarisht ofertën e tyre rreth 12 miliardë funta, për të marrë kontrollin e plotë të rrjetit televiziv “Sky”. Me këtë marrëveshje, duket se ai ka për të krijuar grupin më të fuqishëm të medies në Mbretërinë e Bashkuar.
“Si themelues aksionar të “Sky”, ne jemi krenar që kemi për të marrë pjesë në rritjen dhe zhvillimin e saj”, ka thënë Fox në një deklaratë, raporton TheGuardian.
Murdoch ka për të blerë 61 për qind të “Sky” duke marrë rreth 22 milionë klientë në Britani, Irlandë, Itali, Gjermani dhe Austri. Në pronësi të Murdoch është edhe “Times”, “Sunday Times”, “SUN” dhe grupi i radiove “talkSPORT”.
Dy firmat kanë thënë të premten e kaluar se kishin arritur një marrëveshje paraprake./Insajderi.com