Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në njerëz – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në njerëz

    Insajderi
    27 April 2022 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina ka konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njeriu.

    Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njofton se i infektuari me virusin H3N8 është një djalë 4-vjeçar nga provinca Henan.

    I infektuari shfaqi simptomat e para më 5 prill, megjithatë sipas autoriteteve të shëndetësisë në vend asnjë nga kontaktet e afërta të 4-vjeçarit nuk është prekur nga gripi i shpendëve. Mësohet se i infektuari kishte kontakt të përditshëm me shpendë në shtëpinë e tij.

    Varianti H3N8 është gjetur në të kaluarën te kuajt, qentë, zogjtë dhe fokat, por rastet e H3N8 nuk janë raportuar kurrë më parë te njerëzit, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark