Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në ditët në vijim temperaturat në vendin tonë do të shënojnë rënie.
Besim Aliu nga ky institut ka njoftuar se temperaturat do të lëvizin nga -18 dhe -19 gradë celsius, por ai thotë se këto temperatura janë normale për muajin janar.
“Këto temperatura janë normale kështu ka qenë gjithmonë në janar”, ka thënë Aliu për lajmi.net.
Sipas tij, sonte natën do të ketë reshje të dobëta të borës, nesër do të pushojnë, pastaj vazhdojnë prapë ditën e enjte dhe të premte.
“Të shtunën dhe të dielën temperaturat do të bien në -17 dhe -19, minimalet edhe maksimalet nuk do të jenë pozitive. Këto temperatura do të mbretërojnë gjatë orëve të para mëngjesit ndërsa gjatë ditës do të ndryshojnë. /Lajmi.net/