Konfirmohet se policia ka qëlluar me armë sulmuesin e dyshuar që vrau dy suedezë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet se policia ka qëlluar me armë sulmuesin e dyshuar që vrau dy suedezë

    Insajderi
    17 October 2023 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Brendshme belge, Anneliese Verlinden, konfirmoi se policia kishte qëlluar një person të dyshuar për sulmin e së hënës mbrëma.

    Sipas ministres, sulmuesi është parë në një kafene lokale në lagjen e Brukselit, pranë godinës ku policia po kërkonte vrasësin mbrëmjen e së hënës. Kur policia mbërriti, pasoi një shkëmbim zjarri gjatë së cilës një burrë u qëllua dhe një ose më shumë njerëz u raportuan të plagosur.

    Në të njëjtin vend u gjet edhe arma automatike e përdorur në sulm.

    Sulmuesi kishte vrarë në qendër të Brukselit dy shtetas suedezë. Një person tjetër është lënduar.

    Deri te sulmi erdhi pak para nisjes së ndeshjes për kualifikim në futboll në mes të Belgjikës e Suedisë, që duhej të mbahej ne stadiumin e Brukselit. Ndeshja më pas është anuluar.

    Në rrjete sociale qarkullon një video-xhirim i sulmuesit, i cili konfirmon se ishte “i frymëzuar nga grupi ekstremist Shteti Islamik”.

    Bëhet fjalë për një 45 vjeçar, me shtetësi të Tunisit, i cili në Belgjikë po qëndronte ilegalisht


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark