Jonathan Tah do të largohet nga Bayer Leverkuseni pas 10 viteve qëndrim në ‘Bay Arena’.
Qendërmbrojtësi gjerman është i gatshëm të bëj një hap para në karrierën e tij dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.
Kontrata e mbrojtësit me Leverkusenin skadon në verën e vitit 2025 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin, duke dashur të largohet me parametra zero.
Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi ka konfirmuar se tanimë vendimi është marrë dhe Tah do të largohet në fund të sezonit.
Mediat e ndryshme në Gjermani kanë raportuar se Tah ka para vetës katër top klube për ta vazhduar karrierën e tij.
Dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid janë duke e përcjell situatën e tij.
Gjithashtu në garë për mbrojtësin shtatlartë janë edhe Bayern Munich si dhe kampioni italian Inter. /Telegrafi/