Martin Zubimendi pritet të transferohet në Premier Ligë në fund të sezonit, kanë bërë të ditur disa raportime të fundit.
Zubimendi ka qenë subjekt i thashethemeve të shumta pas paraqitjeve të tij të mira me Real Sociedadin në La Liga.
Liverpooli kishte tentuar transferimin e reprezentuesit spanjoll, por kishte dështuar në përpjekjet e tyre verën e kaluar.
Por Zubimendi është në prag të kompletimit të marrëveshjes për t’u bërë pjesë e Arsenalit, me këta të fundit që do të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 51 milionë eurosh.
Mesfushori spanjoll ka qenë objektiv i Mikel Artetas për 12 muaj dhe bisedimet për transferimin e tij gjatë verës në Londër, tani janë në një fazë të avancuar.
‘Topçinjtë’ do të donin që ai të bëhej menjëherë pjesë e tyre, por Sociedadi ka insistuar që lojtari të qëndrojë deri në fund të sezonit.
Zubimendi kishte vendosur që të qëndrojë në Spanjën verën e kaluar mes interesimit që kishte Liverpooli.
Arsenali nuk kishte bërë ndonjë ofertë formale për 25-vjeçarin në afatet e kaluara kalimtare, por ata përshpejtuan negociatat për transferimin e tij duke marr parasysh se Jorginho dhe Thomas Partey do të mbeten pa kontrata në fund të sezonit. /Telegrafi/