Konfirmohet tragjedia në Gjilan: Dy të vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë, i dyshuari në arrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet tragjedia në Gjilan: Dy të vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë, i dyshuari në arrati

    Insajderi
    10 August 2025 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjilan ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Hashani tha se një person i njohur për policinë dyshohet për këtë rast dhe aktualisht është në arrati.

    “Sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur dhe kanë marrë ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan. I dyshuari është një mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë dhe për momentin është në arrati”, tha Hashani.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës dhe Njësitet e hetimeve rajonale po punojnë ngushtë me Prokurorinë për të zbardhur rrethanat e këtij rasti të rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark