Konfirmohet vdekja e dy personave në Klinë, policia tregon si ndodhi aksidenti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konfirmohet vdekja e dy personave në Klinë, policia tregon si ndodhi aksidenti

    Insajderi
    26 December 2021 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Klinë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë dhe si pasojë kanë dy persona janë lënduar, ndërsa janë nisur për në Spitalin Rajonal të Pejës, ku kanë mbërritur pa shenja jete.

    “Rreth orës 18:25, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, dy persona të lënduar që janë nisur për në Spitalin Rajonal në Pejë, kanë arritur në spital fatkeqësisht pa shenja jete”, ka thënë Gashi./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark