Konfirmohet zyrtarisht banorja e dytë në BBVA, një gazetare investigative – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Konfirmohet zyrtarisht banorja e dytë në BBVA, një gazetare investigative

    Insajderi
    13 January 2024 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Big Brother VIP Albania 3”, show gjigand dhe programi që mezi e presin të gjithë, nis sonte mbrëma.

    Teksa ka nisur numërimi mbrapsht, konfirmohet edhe banorja e dytë.

    Mbi 12 vite në gazetari, Ledjona Xheladinaj e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës. Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ, ku në fokus ka kryesisht maniakët, pedofilët, por edhe abuzues të tjerë.

    Kronikat dhe historitë që ajo ndjek janë bërë vazhdimisht virale në rrjet. Ledjona njihet gjithashtu edhe për “Haberet e fshatit”, një program që e realizon për kanalin e saj në Youtube, aty ku sjell copëza nga realiteti në fshatrat shqiptarë.

    Ledjona pritet të bëhet sonte pjesë e shtëpisë së famshme dhe emri i saj konfirmohet zyrtarisht pas atij të Meriton Mjekiqit.TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark