×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmon avokatja Mulhaxha, Dardan Manaj për sulmin e policit lirohet nën masën e arrestit shtëpiak

    Insajderi
    27 September 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 25 shtator janë arrestuar babë e birë, të dyshuar për sulm fizik ndaj një personi zyrtar në Pejë. Insajderi ka raportuar se të arrestuar janë Dardan Manaj i njohur si “Manilla” me të birin e tij E. Manaj.

    Dy të dyshuarit gjatë arrestimit kanë rezistuar meqë rast kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe u është ofruar tretmani mjekësor. Siç ka njoftuar Policia, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Ata dyshohen për lëndim të lehtë trupor dhe sulm ndaj personit zyrtar. Pasi që janë përleshur me një person, gjatë arrestimit duke rezistuar babë e birë kanë sulmuar edhe policët.

    Avokatja Mulhaxha konfirmoi për Insajderin se Dardan Manaj është liruar nën masën e arrestit shtëpiak.

    Si e autorizuar fillimisht kam pranuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku pas propozimit tim si mbrojtëse për masën e arrestit shtëpiak është pajtuar edhe Prokuroria si masë e mjaftueshme për sigurimin e pranisë të të pandehurit“, ka thënë Mulhaxha për Insajderin.

    Ndërsa djali i tij E. Manaj është lënë i lirë, pa asnjë masë.

    Në kërkesën për paraburgim, e cila tani më ka rënë poshtë, thuhej se i pandehuri Dardan Manaj:Me datë 25.9.2024, rreth orës 18:15, sulmon personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, këtu të dëmtuarin zyrtarit policor, në atë mënyrë qe, ditën kritike derisa zyrtaret policor ne përbërje, derisa ishin ne kryerje te detyrave zyrtare kane hasur te pandehurin Dardan me djalin e tij E. Manaj duke sulmuar këtu te dëmtuarin, te njëjtit kane reaguar fillimisht duke i dhënë komanda verbale qe te ndalonin por pasi te njëjtit nuk i kane përfillur urdhrat verbal te policisë, zyrtaret policor e kapin te pandehurin E.Manaj ndërsa zyrtari policor ka tentuar qe ta ve nen kontroll këtu te pandehurin Dardan Manaj, por i njëjti gjate arrestimit reziston fillimisht duke ju drejtuar me fjalët, fyer “pse ma qite sprejin ti mu, hajt se te kallzoj unë ty tash”, duke vazhduar ta shaj me fjalët se “une kam me ta q… nënën” e fjale te tjera, dhe meqë i pandehuri i rezistonte arrestimit, zyrtari policor ne përpjekje për ta vu ne kontroll është rrezuar ne toke, ku me atë rast i pandehuri e sulmon duke e goditur me shkelm ne këmbën e majte, duke ja grisur pantallonat e këmbës se majte dhe duke tentuar te ia kap pajisjet te vendosura ne brez te policisë, duke përdorur forcën proporcionale nga zyrtaret policor, i pandehuri pasi arrestohet shoqërohet ne stacionin policor ne Pejë, me ç’rast te dëmtuarit i shkakton lëndime te lehta trupore te konstatuara ne raportin mjekësorë”, thuhej ndër të tjera në kërkesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark