×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konfirmon Kujtim Shala: Plani për atentat ndaj Abdixhikut dhe të tjerëve ishte me motiv politik

    Insajderi
    18 January 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka konfirmuar planin për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Në një paraqitje televizive në Debat Plus, Shala ka shtuar se motivi i këtij atentati është politik.

    “Mund të konfirmoj se jemi informuar për këtë cështje, për një lloj planifikimi për një rrjet organizatash në Kosovë dhe shteteve tjera të BE-se dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët kanë rënë në përgjime.

    Nga informacionet që kemi marrë ne, motivi është qartësisht politik, i qartë dhe e elaboruar. Ne kemi informuar organet e rendit, miqtë tanë ndërkombëtarë dhe çështja po trajtohet në disa nivele. Ne i kemi marrë nga një burim që i referohet një agjencie të fuqishme inteligjence. Është emri i kryetarit dhe i tre deputetëve”, tha ndër tjerash ai.

    Mediat kanë raportuar sonte për planifikim të një atentati ndaj zyrtarëve të LDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark