Konfirmon policia: Një punëtor i vdekur dhe një tjetër i lënduar nga shembja e dheut në Veternik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmon policia: Një punëtor i vdekur dhe një tjetër i lënduar nga shembja e dheut në Veternik

    Insajderi
    05 April 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi raportoi më herët se një punëtor i ndërtimit ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Veternik. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha se se si pasojë e shembjes së dheut në Veternik, një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

    “Sot rreth orës 13:00 është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë”.

    “Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha ai.

    /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark