Konfirmon policia: Suspendohet nga puna komandanti që shkoi për kryeshnosh tek familja e Faton Hajrizit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmon policia: Suspendohet nga puna komandanti që shkoi për kryeshnosh tek familja e Faton Hajrizit

    Insajderi
    14 August 2024 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas rekomandimit nga IPK, Policia ka marr vendim që të suspendojë nga puna Komandantin e Stacionit Policor të Skenderajt i cili shkoi për të pame tek familja e Faton Hajrizit.

    Lajmin e kanë konfirmuar për Insjaderin nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës.

    Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit”, thuhet në përgjigjen dhënë Gazetës.

    Komandanti i suspenduar, bashkë edhe me disa zyrtarë policorë kishin shkuar të uniformuar në të pame tek familja e Faton Hajrizit.

    Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht se komandanti që shkoi për kryeshnosh është Muhamet Kajtazi.

    IPK rekomandoi suspendimin e tij pasi që ai së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark