Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 15 metra kub dru në rrugën Koliq-Dyz.
Sipas njoftimit, njësitet rajonale të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri, kanë hasur në kamionin me targa RKS të ngarkuar me këtë sasi të drunjëve industrialë të llojit (ahu) të padamkosura dhe pa dokumentacion përcjellës.
Kamioni është dërguar në hapësirat e Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri për procedura të mëtejme, drutë sekuestrohen, ndërsa vozitësi lirohet pas intervistimit.