Policia e Kosovës ka arritur t’i konfiskojë 65 diploma false në Ferizaj, dhe ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se i kanë bërë këto falsifikime.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë lëshuar certifikata dhe diploma të ndryshme të cilat ishin të falsifikuara”, njofton policia.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar 65 diploma, një vulë dhe një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së konfiskuar janë gjetur mallra të ndryshme kryesisht kozmetikë, të cilave dyshohet se u është falsifikuar etiketa”, thuhet më tej aty.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com