Konfiskohen afër dy ton kanabis në Shqipëri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen afër dy ton kanabis në Shqipëri

    Insajderi
    30 April 2017 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i arrestuar në flagrancë si person i dyshuar dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim janë rezultati i operacionit masiv antidrogë të koduar “Bogova” dhe të zhvilluar në zonën Skrapar-Berat, ku u sekuestruan afro 1.9 tonë lëndë narkotike marijuanë dhe 3 armë zjarri.

    Në pranga ka rënë Islam Zylyftari, 56 vjeç nga Skrapari, ndërsa në kërkim janë shpallur 50-vjeçari F.B. nga Përmeti, 80-vjeçari M.Z. dhe 62-vjeçari V.Z. nga Durrësi. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 40 fishekë, njofton Top Channel.

    Operacioni masiv antidrogë i Policisë së Shtetit erdhi pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, se në disa banesa të fshatit Përparim kishte lëndë narkotike. Si rezultat, u bastisën banesa e shtetasit Islam Zylyftari, ku u gjet një kamion i ngarkuar me bimë narkotike, me peshë rreth 820kg; banesa e shtetasit V.Z. të shpallur në kërkim, ku u gjetën 50 thasë me marijuanë, me peshë rreth 485 kg; si dhe banesa e shtetasit M.Z. të shpallur gjithashtu në kërkim, ku u gjet një sasi prej 5 kg.

    Por operacioni nuk është ndalur me kaq, pasi edhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi”, janë gjetur 133 qese transparente me lëndë narkotike të llojit marijuanë, me peshë rreth 576 kg, duke e çuar kështu peshën totale të drogës së sekuestruar në 1.888 kg.

    Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark