Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi të mërkuren në Deçan pas dyshimeve se aty bëhet përpunimi i mishit në mënyrë jo të rregullt.
Me këtë rast në pronën e të dyshuarit janë konfiskuar dhe asgjësuar 9218 kilogramë mish dhe produkte të tij, njofton raporti i policisë.
Sipas tij, kjo është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, në të cilën pjesëmarrës kanë qenë edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.