Konfiskohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Vërmicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Vërmicë

    Insajderi
    22 June 2016 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë  e Kosovës gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Vërmicës arritën të kapin mbrëmë disa minuta para mesnatës, mbi 10 kg substanca narkotike të llojit marihuanë.

    Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, marihuana është gjetur në një veturë të tipit Opel me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës..

    Lënda narkotike u zbulua e fshehur në disa pozicione në automjet, më saktësisht në bagazh në vendin e gomës rezervë (13 paketime), në anën e majtë të bagazhit (3 paketime), përpara në motor tek filtri i ajrit (2 paketime) dhe afër xhamit të parë tek hapësira për ventilim (3 paketime), pra gjithsejtë 21 paketime, njofton dogana.

    Personi  i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti është përcjell tek Policia e Kosovës. Gjatë kontrollit janë shfrytëzuar pajisjet e dhuruara nga Qeveria amerikane përmes programit EXBS-i, të cilat mundësuan zbulimin e shpejt të këtij rasti, njofton Dogana e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark