Policia e Kosovës kanë konfiskuar një kamion që ishte duke bartur nëntë krerë gjedhe ilegalisht përmes zonës kufitare në Ballaban të Zubin Potokut.
Kamionin “Mercedes”, ka qenë duke u drejtuar nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar, njofton policia.
“Automjeti së bashku me gjedhet janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në njoftimin e policisë. /Insadjeri.com