Konfiskohen tre armë për të shtëna në ahengje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen tre armë për të shtëna në ahengje

    Insajderi
    12 August 2016 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë konfiskuar tre armë për shkak të të shtënave në ahengje familjare në rajonin e Mitrovicës.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ky aksion është zhvilluar në dy ditët e fundit, me c`rast janë arrestuar tre persona si të dyshuar për përdorim të armës, në raste të ndara në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.

    Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale siç janë ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armës’, kurse pas intervistave janë liruar për procedurë të rregullt. /Insajderi.com

     

                 

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark