Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme janë ndalur dy persona për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit, me datën 11.12.2024, rreth orës 10:50, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Mollopolc të Shtimes një person ka me vete një armë zjarri. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin I. Q (M/K), i moshës 51- vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit (pushkë e gjuetisë) me pesë fishekë
Ndërsa, më 12.12.2024, rreth orës 03:40, në rrugën “’Reçaku’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit policët e stacionit të Ferizajt kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, tek i dyshuari A.S (M/K) i moshës 44-vjeçar është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 10 fishkë dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë.
Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari A.S. është ndaluar për 48 orë, për procedura të tjera hetimore, ndërsa si prove materiale është sekuestruar arma e zjarrit.