Konfiskohet një armë zjarri në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohet një armë zjarri në Vushtrri

    Insajderi
    16 April 2025 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka konfiskuar një armë zjarri në Vushtrri.

    Në njoftimin e bërë thuhet se më  datën 15 prill 2025 rreth orës 23:00, njësia policore në Vushtrri pas pranimit të informatës për te shtëna kanë arritur te identifikojnë dhe ndalojnë të dyshuarin ku gjatë kontrollit në veturën e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit pistoletë me te cilën dyshohet se i dyshuari ka shtënë ne ajër

    “I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    Ndaj të tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark