Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një veturë Golf 5, që drejtohej nga i dyshuari mashkull, pasi që kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Konfiskimi i veturës është bërë mesnatën së premtes në fshatin Banjë të Zubin Potokut.
Pas konfiskimit vetura i është dorëzuar doganës ndërsa rasti është dërguar në procedurë të rregullt.