Konflikt mes reperëve? Don Xhon i dërgon Noizyt një mesazh të koduar, ai ia kthen me të njëjtën “monedhë” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Konflikt mes reperëve? Don Xhon i dërgon Noizyt një mesazh të koduar, ai ia kthen me të njëjtën “monedhë”

    Insajderi
    01 August 2025 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Don Xhoni dhe Noizy kanë ndezur sërish rrjetet sociale, këtë herë përmes një përplasjeje të heshtur. Edhe pse nuk e përmendin njëri-tjetrin me emër, postimet e tyre të fundit janë interpretuar si sulme të koduara, duke shtuar tensionin mes dy prej emrave më të përfolur të skenës shqiptare të hip-hop-it.

    Gjithçka mori hov kur Don Xhoni publikoi një Instastory ku shihej brenda një veture luksoze, shoqëruar me mbishkrimin:

    “Allo 2shi, 1shi ktu”.

    Një frazë që u përkthye gjerësisht nga fansat si një sfidë e hapur ndaj Noizy-t, i cili shpesh është vetëquajtur “i pari” i lojës. Por nuk kaloi shumë dhe Noizy dha përgjigjen e tij. Ai publikoi një foto pranë një Lamborghini me tufa parash mbi kapakun e makinës dhe përshkrimin sfidues:

    “1’shi 2’shi 3’shi, pastaj vazhdojnë të tjerët.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark