Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të lënduar

    Insajderi
    12 July 2025 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një konflikt ka ndodhur pak momente më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë.

    Mësohet se disa persona janë konfliktuar tek vendi i quajtur Rrapi në Ujin e Ftohtë, në ambientet e një hoteli.

    Janë konfliktuar me shkelma, grushta dhe sende të forta, shkruan A2.

    Konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

    A2 CNN mëson se 57-vjeçari Gazmend Vreshtazi ka mbetur i plagosur me thikë. Ai ka marrë plagë në kraharor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë që mund të japin ndihmesë në këtë drejtim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark