Konflikti Izrael-Iran, Erdogan flet në telefon me homologun e tij iranian- Çka i tha? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Konflikti Izrael-Iran, Erdogan flet në telefon me homologun e tij iranian- Çka i tha?

    Insajderi
    16 June 2025 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Masoud Pezeshkian, gjatë së cilës ata diskutuan konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

    Gjatë bisedës, presidenti turk tha se kishte zhvilluar një sërë kontaktesh me udhëheqësit në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Iranit dhe se Ankaraja është e gatshme të marrë një rol ndërmjetësues për një përfundim të menjëhershëm të konfliktit dhe rifillimin e negociatave bërthamore.

    Erdogan nënvizoi rëndësinë që Turqia i kushton ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

    Kjo vjen teksa konflikti mes Iranit dhe Izraelit vijon të përshkallëzohet. Të dy shtetet e Lindjes së Mesme shkëmbejnë sulme ajrore me raketa e dronë që nga dita e premte, ku deri më tani nga pala iraniane kanë humbur jetën mbi 1400 persona si dhe dhjetëra të tjerë nga pala izraelite.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark