Persona të shumtë kanë mbetur të vrarë në përplasjet e armatosura mes Azerbaixhanit dhe Armenisë, në rajonin e diskutueshëm të Kaukazit, Nagorno-Karabakh.
Autoritetet armene kanë njoftuar se 18 ushtarë me etni armene kanë vdekur në luftime, ndër më të rëndat në dy dekada, ndërsa qeveria azere njoftoi se ka humbur 12 trupa.
Të dyja palët kanë raportuar gjithashtu për vdekje të civilëve, por kjo mbetet për t’u konfirmuar. Nagorno-Karabakh ka qenë në duart e separatistëve armenë që nga përfundimi i luftës në vitin 1994.
Rusia, që u ka shitur armë të dyja palëve, ka bërë thirrje për të armëpushim të menjëhershëm dhe për vetëpërmbajtje.
Ministri rus i Mbrojtjes ka zhvilluar biseda telefonike të ndara me homologun armen dhe atë azer, Seyran Ohanyan dhe Zakir Hasanov, në përpjekje për të qetësuar situatën.
Azerbaixhani deklaroi se trupat e saj të armatosura ishin ndodhur nën sulm nga armatime të artilierisë së rëndë dhe granatahedhës.
Ndërsa qeveria armene akuzoi Bakun zyrtar se kishte ndërmarrë një “sulm masiv” me tanke, artiljeri dhe helikopterë. Ministria pro-armene e Mbrojtjes në Karabakh deklaroi se një fëmijë 12-vjecar ishte vrarë dhe dy të tjerë ishin plagosur.(tch)