Konflikti në një kazino të Bujanocit: Shkon në 5 numri i të plagosurve, arrestohen 9 persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konflikti në një kazino të Bujanocit: Shkon në 5 numri i të plagosurve, arrestohen 9 persona

    Insajderi
    15 November 2022 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

      Ka shkuar në pesë numri i personave të plagosur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur në një kazino në Breznicë të Bujanocit.

      Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit Agron Uka.

      “Rastit i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm mes këtyre personave, i ndodhur diku para një jave. Ka pasur përleshje mes tyre dhe aty është përdorur edhe arma e zjarrit”.

      Prokurori shtoi se janë arrestuar nëntë persona.

      “Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe paraqitje e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit. Fillimisht për 48 orë janë ndaluar gjashtë personave e më pas edhe tre të tjerë”, tha prokurori për Insajderin.


      OP-ED
      Nga Rubrika
      x

      © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark