Konflikti në Ukrainë/FMN: Rritje e çmimeve, pasoja për gjithë botën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Konflikti në Ukrainë/FMN: Rritje e çmimeve, pasoja për gjithë botën

    Insajderi
    05 March 2022 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përshkallëzim i konfliktit në Ukrainë do të kishte pasoja “katastrofike” ekonomike globalisht, paralajmëroi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përveç vetë luftës, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të kenë gjithashtu një “ndikim thelbësor në ekonominë globale dhe tregjet financiare, me efekte anësore për vendet e tjera. Pasojat ekonomike janë tashmë shumë të rënda” tha FMN.

    Rritja e çmimeve të energjisë dhe mallrave në përgjithësi, me naftën që i afrohet tashmë 120 dollarëve për fuçi, po përkeqësojnë presionet inflacioniste me të cilat përballet bota ndërsa ajo del nga pandemia.

    “Rritja e çmimeve do të ketë pasoja për të gjithë botën, veçanërisht për familjet më të varfra, për të cilat shpenzimet e energjisë dhe ushqimit zënë pjesën më të madhe” të buxhetit të tyre.

    Sa për vetë Ukrainën, është “tashmë e qartë” se vendi po përballet me kosto të rritura ndjeshëm, të cilat shoqërohen edhe me rindërtimin e ndërtesave dhe infrastrukturës që janë shkatërruar ose dëmtuar. FMN vuri në dukje se ndihma urgjente financiare e kërkuar nga Ukraina që nga 25 shkurti arrin në 1.4 miliardë dollarë. Kjo kërkesë mund t’i dorëzohet zyrtarisht bordit të Fondit javën e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark