Konflikti për drogën mes grupeve shqiptare rome, dy të plagosur me armë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konflikti për drogën mes grupeve shqiptare rome, dy të plagosur me armë

    Insajderi
    21 December 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hakmarrja për vdekjen e një 5-vjeçari rom në Markopoulos më 1 nëntor kanë shkaku i të shtënave me armë zjarri të ndodhura në Greqi.

    Burime policore bëjnë të ditur se autorët e atentatit të mbrëmshëm në Markopoulos i përkasin ambientit më të gjerë të fëmijës 5-vjeçar që humbi jetën nga një plumb në fillim të nëntorit në Markopoulos.

    Për vrasjen e tij janë shpallur në kërkim 4 romë shqiptarë, konkretisht Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjeç dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjec dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjec.

    Autoritetet greke janë informuar pasditen e djeshme për të shtëna me armë në një kamp rom në Markopoulos, jashtë një punishteje plastike. Sipas raporteve fillestare, personat që hipnin në automjete hapën zjarr pak pas orës 7 pasdite. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy femra, 35 dhe 31 vjeç, të cilat janë dërguar në spital me plagë në krah dhe këmbë.

    Mësohet se konflikti mes dy familjeve rome që deri tani ka shkaktuar një të vdekur e dy të plagosur, ka lidhje me trafikun dhe shpërndarjen e drogës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark