Kryeqyteti mbrëmë është tronditur nga të shtëna me armë zjarri. Një përplasje e armatosur nga ndodhur mes familjes Sekiraqa dhe Gashi të njohur si Capat. Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe 5 tjerë janë plagosur.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur afro 100 plumba.
Në anën tjetër Policia ka bërë të ditur se të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe janë nën masën e arrestit dhe me mbikëqyrje policore.
“VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore”.
Policia bënte me dije se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.
Insajderi ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku siç edhe shihet vendi është i rrethuar nga policët…